Flash

Frederik Ndoci zbulon një sekret për Xhoana Nanon

Lapsi.al 24 January 2016
Frederik Ndoci zbulon një sekret për Xhoana Nanon

Të gjithë e mbajmë mend hitin shqiptar të viteve ’90, “Sytë e tu”, por pakkush e kujton se kjo këngë, pas pjesëmarrjes në Festivalin e RTSH-së, doli në publik me një videoklip.

Ka qenë pikërisht kantautori shkodran i cili ka rikthyer në vëmendje një fakt të harruar nga koha, që sot mund të quhet me plot gojën, “sekret”. “Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano është vajza protagoniste në videoklip”, ka rrëfyer Frederik Ndoci, duke thënë se atë kohë Xhoi ishte një adoleshente që ndiqte studimet në gjimnazin “Petro Nini”. “Xhoana ishte në sintoni me këngën me sytë e saj të thellë. Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe, që iu bë vlerë e shtuar këngës”, shprehet këngëtari për Panorama.

Por siç thotë kantautori, videoklipi është zhdukur nga arkivat. Madje Frederik Ndoci ka treguar se edhe Xhoana Nano është interesuar për të gjetur klipin, ndoshta nga nostalgjia për rininë.  

Të këshilluara

Bekim Balaj injoron prezantuesen sexy

Einxhel Shkira, një prej femrave më joshëse të ekranit duket se e teproi kur tha se futbollisti i Kombëtares i kishte kërkuar auto...

10:49

Eneda Tarifa, fotot e eurovizionit

Fituesja e festivalit të RTSH-së, Eneda Tarifa ka realizuar një sesion fotosh në Prishtinë   në studion e fotografit Avni Se...

07:38

Fotot e reja të Kim Kardashian pas lindjes

Ajo është kthyer. Kim Kardashian humbo shumë pak kohë pas lindjes së Saint në dhjetor. Ajo është rishfaqur me një set fotosh që do të publikohet së afërmi nga E...

23:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI