Flash

Vip-at urojnë Kadarenë për ditëlindje, por shkrimtari nuk i ngre as telefonin: “E urren këtë ditë”

Lapsi.al 28 January 2016
Vip-at urojnë Kadarenë për ditëlindje, por shkrimtari nuk i

Ky 28-janar ka sjellë një shpërthim mesazhesh urimi e fotosh në mediat sociale, ku pa dallim, personazhe të njohur ose dashamirës të veprës së Kadaresë, urojnë shkrimtarin e madh për ditëlindjen. 80-vjetori i Ismail Kadaresë bëri bashkë personazhe si Elvana Gjata, Blendi Fevziu, apo ish-drejtoresha Elisa Spiropali, e cila derdhi një lumë fjalësh në facebook:

“Poet, prozator, publicist, polemist, sagist, eseist, epik, lirik, dramatik, tragjik, kushtuar talentin dhe jetën sa individit dhe njerëzimit, vepër me shtrirje kohore deri në antikitet dhe shtrirje gjeografike ndërplanetare, përkthyer në dhjetra gjuhë, pëlqyer nga miliona lexues, mposhtës i sfidave nga më të vështirat, përballues i rrethanave nga më dramatiket, volum pune kolosale, perfeksionist i pashërueshëm i formës dhe përmbajtjes, gdhendur jo çdo paragraf e çdo fjali, por deri çdo gërmë e çdo tingull, ekzaltues i vlerave njerëzore, kombëtare, intelektuale në periudhën nga më tragjiket e historisë sonë, në terrin e diktaturës, i binduri i patundur që e provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperiret, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni, ishte dhe është 1 dhe vetëm 1, i yni Ismail Kadare.” – shkruan këshilltarja e Veliajt, Elisa Spiropali.

Por, sipas botuesit të Ismail Kadaresë, Bujar Hurdhi,  shkrimtari “urren ta urojnë për jubile”. Këtë sekret botuesi i shtëpisë “Onfri” e zbuloi sot në mëngjes në “Wake Up” teksa drejtuesit e programit tentuan ta telefononin Kadarenë e urimin t’ia bëjnë live, por ai as nuk i ngriti telefonin.

Të këshilluara

Ja si u tall Rita Ora me Adele

25-vjeçarja me origjinë shqiptare e cila vazhdimisht ka treguar varësinë ndaj aplikacionit ‘Snapchat’, duket se e ka pësu...

12:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI