Flash

Tragjike/ Aleku dhe Sadna i vdesin shqiptarët për së dyti: nuk vijnë në Tiranë!

Lapsi.al 4 February 2016
Tragjike/ Aleku dhe Sadna i vdesin shqiptarët për së dyti: nuk

Ky mund të jetë një tjetër moment i thellë pikëllimi në zemrat e tronditura të shqiptarëve, të cilët nuk e kanë marrë ende veten nga vdekja tragjike e Sadnas, gruas së Alekut te Bidai.

Por është një e vërtetë që një ditë dikush duhet tua thoshte shqiptarëve. Edhe pse Opinion.al rezervohet të japë detaje teknike, ajo që është e vërtetë dhe ka shëtitur si mjegullnajë gjatë muajve të fundit në Tiranë është se aktorja Sara Khan (Sadna) dhe Angad Hasija (Aleku) priteshin që më datë 14 shkurt ditën e Shën Valentinit të ishin të ftuar në Tiranë, për të dhënë një spektakël të madh në një nga qendrat e njohura tregtare.

Bisedimet për të pasur Sadnan dhe Alekun në Tiranë kanë nisur në muajin nëntor dhe kishin përparuar deri në konkludimin e një marrëveshje e cila ishte dakordësuar midis palëve, por për arsye të cilat Opinion.al e shikon të arsyeshme mospublikimin e tyre, kjo marrëveshje nuk u finalizua për teknikalitete që lidheshin me anën financiare. Dhe sigurisht jo sepse Sadna ndërroi jetë, pasi Sara Khan aktorja që  luan Sadnan është shëndoshë e mirë.

Kjo është e gjithë historia e një mjegullnaje të krijuar së fundmi, të cilën Opinion.al vendosi ta bëjë publike edhe pse ky lajm mund të pikëllojë edhe më shumë zemrat e vrara të shqiptarëve.

Opinion.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI