Flash

Policia terror në lokalin e Elton Dedës, artisti: Trashni qafën duke bërë të fortin me muzikantët

Lapsi.al 6 February 2016
Policia terror në lokalin e Elton Dedës, artisti: Trashni qafën

Kantautori Elton Deda, njëkohësisht pronar i një prej klubeve të natës ku luhet muzikë live në Tiranë, është revoltuar me sjelljen aspak profesionale sipas tij, të tatimeve dhe policisë e cila ushtroi një kontroll këtë fundjavë në biznesin e tij. Muzikanti ironizon uniformat blu, për të cilët thotë se bënë raprezalie duke kontrolluar sendet personale të artistëve a thua se lokali i tij mbahet me drogë.

"Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nmr 3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”

Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!" - shkruan Elton Deda në reagimin e postuar në facebook.

Të këshilluara

Për kë e ka fjalën Enkel Demi?

Një artikull jo pak provokues qarkulloi sot në mediat sociale. Nisur nga rasti i fundit i një këngëtareje, Xhesika Ndoj, e cila pranoi ...

14:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI