Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Australia ofertë spikeres topless: 3 mijë euro në javë...

Lapsi.al 17 February 2016
Australia ofertë spikeres topless: 3 mijë euro në javë...

Pas shkrimeve në Daily Mail, videot e bukuroshes që guxoi të dalë me gjoksin jashtë teksa jep lajmet në Zjarr TV, kanë udhëtuar deri në Australinë e largët. NJë producent dhe agjent modelesh nga Sidney i prezantuar si Kimmy Dee, i ka bërë një ofertë mjaft joshëse 24 vjeçares nga Fieri, Greta Hoxha. “Kam parë vieot e tua në YouTube. Këtu në Australi po hapet një televizion që do të lançojë lajme me spikere të zhveshura, ndaj ju propozoj nëse und të provonit të bënit punën tuaj jashtë vendit”, i ka shkruar ai. Oerta përmban një kontratë tremujore pune, me 3 mijë euro pagesë në javë, bileta e udhëtimit dhe qëndrimi në një banesë në Sidney.  Në lidhje me këtë ofertë, Greta shprehet për Panorama Plus se “nuk kam vendosur ende, pasi jam në diskutime. Oferta të tjera kam pa fund, por jam më shumë e dhënë pas punës që kam aktualisht”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI