Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vizion Plus zhduk nga Youtube këngën ku Agron Llakaj tallej me Erion Veliajn

Lapsi.al 22 February 2016
Vizion Plus zhduk nga Youtube këngën ku Agron Llakaj tallej me Erion

Parodia e aktorëve të Alpazar, e shndërruar në hit ditët e fundit, nuk gjendet më në Youtube. Vizion Plus ka hequr nga kanali zyrtar materialin tallës kushtuar kryebashkiakut Veliaj, duke shënuar rastin e parë në një media, që vetëcensurohet.

Menjëherë të shtunën, kur në ekranin e këtij televizioni u shfaq Agron Llakaj me parodinë "Tiranës ç'i panë sytë", video u shpërnda me shpejtësi në internet. Pak orë më pas, Vizion Plus nxitoi ta ngarkojë këtë material në kanalin e tij. Me të drejtën e autorit, televizioni në fjalë bllokoi shikimin e videos nga kanalet që e ngarkuan atë privatisht.

Mirëpo, reaksioni në publik, për shkak të batutave të guximshme, ishte i jashtëzakonshëm. Aq sa, një ditë më pas mediat aluduan shkarkimin nga puna të aktorit, Agron Llakaj. Sipas citimeve në media të ndryshme, pronarët e Vizion Plus morën një telefonatë nga Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar largimin nga ekrani të drejtuesit të spektaklit të humorit. Vetë Llakaj tha se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Por këtë të hënë, video 3 minutëshe e shpërndarë nga Vizion Plus ku Agron Llakaj tallej me Veliajn, nuk mund të shihet në Youtube. Nëse kryebashkiaku nuk arriti të shkarkojë aktorin, që e sulmoi publikisht nga ekrani i një media pranë Partisë Socialiste, Erioni duket se u mjaftua me një kockë të vogël, bllokimin e videos 3 minutëshe nga qarkullimi. Pavarësisht ksaj, Vizion Plus e ka lënë momentin e parodisë në pjesën e parë nga katër, të "Alpazar"-it të plotë në Youtube.

Të këshilluara

Bleona sjell një pozë të re lakuriq

Pasi i ka thyer gjithë tabutë, Bleona Qereti vijon të zhvishet për fansat e saj. Foto më e re tregon 36-vjeçaren e cila kërkon të admirohet për hiret e saj. Të ...

13:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI