Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Eneda Tarifa nxjerr bllof mediat: Mos fantazoni, Robbie Williams nuk do merret me mua

Lapsi.al 26 February 2016
Eneda Tarifa nxjerr bllof mediat: Mos fantazoni, Robbie Williams nuk do merret

Këngëtarja e cila prej pak ditësh gjendet në Londër ku po punon versionin final të këngës fituese të FiK, “Përrallë”, ka reaguar duke dashur të përgënjeshtrojë gjithë portalet që njëzëri raportuan bashkëpunimin e Enedës me yllin e pop-it, Robbie Williams. Për këtë, prezantuesja e Portokallisë thotë se britaniku i famshëm në të gjithë botën, nuk ka kohë të merret me shpiptarët pasi është i zënë me punë të tjera.

Në fakt, lajmi i botuar ditët e fundit sikur “Eneda Tarifa po punon me Robbie Williams”, u përhap pas disa fotove të publikuara në facebook nga Elton Deda, i cili në përpjekje për të marketuar këngën e Shqipërisë në Eurovision, duket se u shndërrua në burim qesharak informacioni. 

 

“Do te me pelqente te ishte e vertete.... Por te mos fantazojme kaq shume, te rrime me kembe ne toke. Robbie ka shume pune te tjera ne duar, nuk mund te merret edhe me kengen shqiptare ne Eurovizion. Kur kerkesat e tij jane shume me lart se Eurovizioni. Me kengen po merret producenti i tij Jerry Meehan i cili thjesht e ka vene ne djeni si mik per produktin shqiptar qe ka ne dore. Do te ishte enderr edhe qe ne ta takonim Robbie-n gjithesesi.” – shkruan këngëtarja në Instagram. 

 

Të këshilluara

Çiljeta sqaron foton me policinë

Lajmi se këngëtarja e njohur kishte parkuar makinën gabim dhe për këtë ishte ndëshkuar nga policia me sa duket nuk ësht&...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI