Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Flet Gjebrea: Nuk bëra intervistë për të vënë drejtësi

Lapsi.al 3 March 2016
Flet Gjebrea: Nuk bëra intervistë për të vënë

Pas 4 ditë heshtje, prej intervistës që tronditi opinionin publik, Ardit Gjebrea ka folur për herë të parë duke dashur të sqarojë pozicionin e tij përballë vrasësit Marjan Rrokaj. I shënjestruar në komente nga personazhë publikë dhe familjarë të viktimave Canaj, ideatori i rubrikës “24 orë me..” ka treguar se qëllimi i tij ishte vetëm sa të sillte një pjesë të realitetit të të burgosurit dhe jo të pasqyronte provat e palëve. Ardit Gjebrea shprehet i sigurtë se reagimi do të ishte i njëjtë edhe nëse në vend të Rrokajt, do të qe një tjetër i burgosur përjetë. Lexoni prononcimin e kantautorit, të kapur në rrugë, teksa xhironte episodin e rradhës për emisionin e tij.

“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të. Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Mirëpo ju siguroj se edhe neso do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë”, shprehet këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea për Shqiparja.com.

Marjan Rrokaj u kthye në vëmendjen e shqiptarëve për shkak të rrëfimit në emisionin “E diela Shqiptare”. Versioni i cili ai paraqiti përpara kamerave dhe Ardit Gjebreas ishte krejtësisht ndryshe nga dëshmitë e dëshmitarëve që vulosën vendimin e gjykatës e cila e dënoi me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë të kryer në vitin 2001. Aktualisht, Marjan Rrokaj ka bërë kërkesë për rishqyrtim të dosjes së tij në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim rivlerësimin e dënimit.  

Të këshilluara

Monica Bellucci ka prejardhje shqiptare

E kemi parë dhe shumë meshkuj e kanë dëshiruar për bukurinë e saj, por kurrë nuk e kanë kuptuar që origjina e saj është shqiptare. Bëhet fjalë për modelen dhe ...

22:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI