Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTOT/ 9 muajt e terrorit: Historia tragjike e modeles që torturohej nga i shoqi pervers

Lapsi.al 8 March 2016
FOTOT/ 9 muajt e terrorit: Historia tragjike e modeles që torturohej nga i

Modelja Berenger Rose mendoi se gjeti dashurinë e jetës së saj kur njohur Shane Cuthbert.

Por romanca e tyre e vazhduar me në martesë përfundoi në një dramë për Rose.

I shoqi e torturoi për 9 muaj me radhë duke e rrahur në gjithë mënyrat e mundshme.

Madje ai regjistronte “seancat e rrahjes” dhe ia dërgonte shokëve të tij.

“Filloi e gjitha me një pëllëmbë në fytyrë. Më pas sa vinte e shtohej dhuna”, rrëfen Rose.

27-vjeçarja nga Sidnej, Australi, thotë se nuk e kishte imagjinuar kurrë se mund t’i ndodhte diçka e tillë.

Ajo kishte frikë ta denonconte pasi ai mund ta vriste.

9 muajt e torturës së saj ishin si burg.

Rose thotë se i shoqi edhe pse e rrihte nuk e linte të shkonte në spital.

Të gjithë historinë Rose e tregoi për një revistë ndërkohë që i shoqi u arrestua menjëherë./tema

Të këshilluara

Joleza: Rama i do gratë, nuk është pasiv!

Për Joleza Koka, Kryetari i PS, Edi Rama, është njeri që i do gratë. Madje Joleza thotëse Rama nuk është pasiv. Gjatë një debati për rolin e gruas në shoqëri,...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI