Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjyqi i Cozman/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për reperin

Lapsi.al 15 March 2016
Gjyqi i Cozman/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për reperin

Është mbajtur këtë të martë seanca e dytë gjyqësore në të cilën 30-vjeçari Ylber Abdullahi akuzohet për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të reperit Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë. I pranishëm në sallë, Cozman dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen. Mësohet se gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur. Nëse dënohet, Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1 të 3-tën, për shkak se gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. 

Të këshilluara

Surprizat e reja të shef Renatos

Renato Mekolli ka sjellë lajme të reja për të gjithë adhuruesit e gatimit nëpërmjet një fotoje të publikuar në...

17:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI