Flash

E akuzuan se thirri 3 lojtarë të dëmtuar, Panuçi u ngre zërin gazetarëve

Lapsi.al 12 November 2017
E akuzuan se thirri 3 lojtarë të dëmtuar, Panuçi u ngre

Në listën e kombëtares për miqësoren ndaj Turqisë ishin të paktën 3 lojtarë të dëmtuar. Strakosha, Basha dhe Latifi u grumbulluan në Antalja dhe më pas u kthyen sërish te skuadrat e tyre. I pyetur për këtë çështje trajneri Christian Panucci ka ngritur zërin në konferencën për shtyp para ndeshjes duke theksuar se kërkoi të shihte nga afër gjendjen e tyre, para se të vendoste.

“Këtu duhet të qartësojmë disa gjëra. Nuk është profesionalizëm të telefonosh dhe të thuash mora një goditje, siç nuk është kur merr në telefon doktori i Barit, apo dërgohet një ‘e-mail’. Ka disa rregulla serioze në Kombëtare, pasi duhet të prezantohesh me një rezonancë apo një analizë dhe vlerësimin e bëjmë ne, siç ndodhi në rastin e Bashës. Edhe Latifi erdhi në grumbullim dhe pretendoi që është në gjendje të mirë. Basha e provoi, por nuk ia doli dot, ndërsa Abrashi as nuk erdhi fare. Ka rregulla që duhen respektuar”, - deklaroi trajneri italian i Shqipërisë.

“Duhet të shoh sa më tepër lojtarë të jetë e mundur, për të formuar një grup që do të provojë të shkojë në Europianin 2020. Ndaj Turqisë, të hënën do të zbresin në fushë ata që mendoj se mund të na japin fitoren, pasi në Kombëtare nuk ka asnjëherë ndeshje miqësore”, - tha Panucci. Miqësorja kundër Turqisë luhet të hënën në orën 18:30, në stadiumin e Antalias.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI