Flash

Deputeti nxjerr PAMJET: Shikoni çfarë uji na sjell bashkia e Lushnjës

Lapsi.al 9 November 2026

Deputeti nxjerr PAMJET: Shikoni çfarë uji na sjell bashkia e

Pas skandalit të ndotjes së ujit të pijshmën në Vlorë, një tjetër rast është denoncuar në lagjen 'Xhevdet Nepravishta', ku uji që furnizon banorët shfaqet i ndotur. Uji që del nga rubinetet paraqitet me ngjyrë të errët dhe, sipas banorëve, shoqërohet me erë të rëndë. 

Pamjet janë publikuar nga deputeti Saimir Korreshi, i cili ka ironizuar situatën, duke pretenduar se problemi është denoncuar disa herë, por pa marrë një zgjidhje konkrete.

 
“Bashkia na ka hapur “parfumeri falas” në çdo rubinet me erë të rëndë që të merr frymën. Është denoncuar disa herë, por përgjigja zyrtare mbetet ajo e zakonshmja.”, shkruan deputeti Korreshi.

Ky është rasti i dytë i raportuar në Lushnjë për ujë të ndotur në rubinetet e banesave, duke ngritur shqetësime për cilësinë e furnizimit dhe sigurinë e konsumatorëve. Deri më tani, nuk ka një sqarim zyrtar për shkaqet e ndotjes së raportuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI