Flash

“Unë kam një ëndërr”/ Del në ankand dorëshkrimi i fjalimit të famshëm të Martin Luther King

Lapsi.al 9 November 2026

“Unë kam një ëndërr”/ Del në ankand

Një copë e rëndësishme e historisë së kohëve të fundit të Shteteve të Bashkuara do të dalë në ankand në Nju Jork. Bëhet fjalë për dorëshkrimin origjinal të fjalimit të famshëm “Unë kam një ëndërr” të Martin Luther King Jr., të mbajtur më 28 gusht 1963, në shkallët e Memorialit të Linkolnit në Uashington, D.C. që do të dalë në shitje nga shtëpia “Christie’s” në janar. Vlerësimi paraprak është mbi 10 milionë dollarësh.

Dokumenti është i vetmi version i njohur përfundimtar me autograf i fjalimit, dhe vlerësimi i “Christie's” e vendos atë midis atyre që më parë ishin të rezervuara si kopje jashtëzakonisht të rralla të dokumenteve mbi të cilat u themelua demokracia amerikane. 

Dorëshkrimi, i konsideruar i humbur për më shumë se 60 vjet, është rishfaqur nga një sirtar tavoline i Edëard T. Clayton, një ish-bashkëpunëtor i King. Ai po shitet nga e veja e tij, Xernona Clayton, e cila do t'ia dhurojë të ardhurat Qendrës King në Atlanta dhe nismave të tjera filantropike sipas zgjedhjes së saj.

Dorëshkrimi prej 7 faqesh, i shkruar me dorë me bojë blu, ende i shënuar në këndin e sipërm të majtë nga një gjurmë e ndryshkur kapëseje letre, është një dokument me pamje modeste, por me vlerë të jashtëzakonshme historike. 

"Është më i rëndësishmi që kam pasur ndonjëherë nderin ta mbaj në dorë", - tha specialisti i Christie's, Peter Klarnet, duke rrëfyer habinë e tij kur e pa për herë të parë. ©LAPSI.al    

Të këshilluara

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI