Flash

PAMJET/ Punëtori kinez i zemëruar me shpërblimin shkatërron ndërtesat qeveritare me ekskavator 

Lapsi.al 9 November 2026

PAMJET/ Punëtori kinez i zemëruar me shpërblimin shkatërron

Pamje të pazakonta vijnë nga Kina, ku një person ka hyrë me një ekskavator në një kompleks zyrash qeveritare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka zgjatur për afro një orë, ndërsa punonjësit dhe qytetarët janë detyruar të largohen me urgjencë nga ndërtesat. Incidenti ndodhi në Qendrën e Zyrave Qeveritare të Distriktit Fengdong, në provincën Shaanxi. 

Sipas Al Jazeera, burri ka përdorur një ekskavator për të goditur hyrjet e ndërtesave, fasadat, dyert prej xhami dhe pjesë të tjera të kompleksit. Pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë mjetin e rëndë duke lëvizur nëpër ambientet e institucionit dhe duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara, ndërsa njerëzit e pranishëm e ndiqnin ngjarjen nga distanca.

Situata shkaktoi panik te punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin në institucion. Një punonjës i qendrës u shpreh për mediat kineze se, sapo u kuptua serioziteti i situatës, nisi evakuimi i menjëhershëm i ndërtesave. Më pas, në vendngjarje ndërhynë forcat speciale të policisë, të cilat arritën ta neutralizonin.

Sa i përket motivit të këtij veprimi, Al Jazeera raporton se një nga pistat e mundshme lidhet me një mosmarrëveshje për kompensimet financiare që dyshohet se u detyroheshin banorëve të fshatrave përreth. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze dhe motivet e sakta të incidentit mbeten ende nën hetim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI