
Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni është ngatërruar me fjalët e saj në një fjalim të regjistruar të publikuar për mediat këtë të hënë.
Gjatë prezantimit, në krah të kryeministrit Rama për një plan mbi administratën publike, Pirdeni është ngatërruar me fjalët.
Në këtë moment i ka ardhur në ndihmë kryeministri Rama, i cili e këshilloi që ta vazhdonte aty ku e kishte ngatërruar.
Por mesa duket montazhi i MIA-së nuk ka bërë një punë të mirë në editimin e videos së publikuar nga Rama. Nuk dihet si ka kaluar kjo ngatërresë nga zyra e shtypit e Ramës që nuk i shpëton asgjë./LAPSI.al