Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Babai i Meghan Markle thyen heshtjen, mohon akuzat tronditëse ndaj tij

Lapsi.al 2 November 2026

Babai i Meghan Markle thyen heshtjen, mohon akuzat tronditëse ndaj tij

Drama familjare e Meghan Markle ka marrë një tjetër zhvillim, pasi babai i saj ka vendosur të flasë publikisht për akuzat erënda të ngritura ndaj tij.

Thomas Markle, 82 vjeç, është përfshirë në një hetim në Filipine pas pretendimeve se në banesën e tij të mëparshme në Cebu janë gjetur materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve. Akuzat u ngritën nga djali i tij, Thomas Markle Jr.,i cili pretendon se ka zbuluar një sasi të madhe materialesh mes sendeve personale të të atit.

Ai deklaron se ia ka dorëzuar informacionet përkatëse autoriteteve dhe se ka vendosur të mos e mbrojë më të atin. Ndërkohë, Thomas Markle i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke u shprehur se është i tronditur dhe i lënduar nga pretendimet e të birit.

Nga ana tjetër, Meghan Markle ka reaguar për situatën, duke deklaruar se është thellësisht e tronditur nga informacionet e bëra publike.

Dukesha e Sussex-it shpjegoi gjithashtu arsyen pse kishte mbajtur distancë nga babai i saj që prej vitit 2018 dhe pse nukkishte lejuar që ai të kishte kontakt me nipërit e mbesat, Archie dhe Lilibet.

Sipas saj, ky vendim kishte vetëm një qëllim: mbrojtjen e fëmijëve të saj. Meghan zbuloi se që në vitin 2019 ishte vënë nëdijeni për një letër që përmbante pretendime shqetësuese ndaj të atit, të cilën ia kishte përcjellë policia britanike.

Ndërkohë, autoritetet në Filipine po vijojnë verifikimet lidhur me pretendimet, ndërsa policia britanike ka njoftuar se dot'ua referojë informacionet autoriteteve përkatëse jashtë vendit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI