Flash

Keith Urban ende nuk e ka harruar Nicole Kidman? Zbulohen detaje nga jeta e tij pas divorcit

Lapsi.al 2 November 2026

Keith Urban ende nuk e ka harruar Nicole Kidman? Zbulohen detaje nga jeta e tij

Keith Urban duket se po e përjeton më vështirë nga sa pritej jetën pas ndarjes nga Nicole Kidman.

Ndërsa thashethemet për një lidhje të mundshme me Jennifer Lopez kanë tërhequr vëmendjen e mediave, burime pranë këngëtarit pretendojnë se ai vazhdon të ketë ndjenja për ish-bashkëshorten.

Pas përfundimit të martesës 19-vjeçare me aktoren e njohur Nicole Kidman, këngëtari i muzikës country, Keith Urban,thuhet se po përpiqet të përqendrohet te karriera dhe projektet e tij muzikore. Megjithatë, duket se jeta personale vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas burimeve të cituara nga mediat e huaja, Urban nuk e ka përjetuar mirë vëmendjen e madhe mediatike që pasoi ndarjen e tij, veçanërisht pas aludimeve që e lidhën me Jennifer Lopez.

Një burim ka treguar për Daily Mail se këngëtari dëshiron që publiku të flasë për muzikën e tij dhe jo për divorcin apo jetën sentimentale. Madje, sipas të njëjtit burim, Urban po punon për një album të ri, i cili përshkruhet si mjaft emocional dhe që mund të jetëfrymëzuar pjesërisht nga marrëdhënia e tij me Nicole Kidman.

Edhe pse thuhet se ai nuk është penduar për vendimin për t'i dhënë fund martesës, një person pranë këngëtarit pretendon se ai e ndjen mungesën e ish-bashkëshortes.

Aludimet për një romancë mes Keith Urban dhe Jennifer Lopez thuhet se e kanë shqetësuar këngëtarin. Sipas burimeve, ai është ndier në siklet nga spekulimet e shumta mediatike rreth personave me të cilët mund të jetë duke u takuar apo bashkëjetuar.

Urban thuhet se dëshiron që këto zëra të shuhen përpara se të vendosë të nisë një lidhje të re, duke preferuar që jeta e tij sentimentale të mbetet larg syrit të publikut.


Ndërkohë, Nicole Kidman duket se po përpiqet të ndërtojë një kapitull të ri në jetën e saj, duke vendosur në plan të parë familjen dhe dy vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Në një intervistë për Variety, aktorja ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve në jetën e tyre, ata do të vazhdojnë të mbeten familje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI