Flash

Pas muajsh hetimesh, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Hayden Panettiere

Lapsi.al 30 October 2026

Pas muajsh hetimesh, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Hayden Panettiere

Policia ka mbyllur zyrtarisht hetimet për vdekjen e aktores amerikane Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, më 16 gusht të këtij viti.

Aktorja, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u gjet pa ndjenja në një apartament në Greenville të Karolinës së Jugut, ndërsa përpjekjet e ekipeve të emergjencës për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore dhe hetimeve, autoritetet konfirmuan se vdekja e saj ishte aksidentale dhe kishte ardhur si pasojë e efekteve toksike të disa substancave. Ekspertiza nuk zbuloi shenja traume fizike që të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Departamenti i Policisë në Greenville bëri të ditur se, bazuar në përfundimet e ekspertizës mjekësore dhe gjetjet e hetimit, çështja konsiderohet e mbyllur.

Megjithatë, përfaqësuesja e aktores ka theksuar se nuk ka konfirmim nëse autoritetet federale, përfshirë Agjencinë Amerikane Kundër Drogave (DEA), e kanë përfunduar hetimin e tyre.

Hayden Panettiere kishte folur publikisht për betejën e saj me varësinë nga alkooli dhe substancat narkotike, si dhe për depresionin pas lindjes. Në librin e saj autobiografik, të publikuar në maj të këtij viti, ajo kishte rrëfyer periudhat e vështira që kishte kaluar gjatë jetës.

Vdekja e aktores tronditi fansat dhe kolegët e saj, ndërsa pas ndarjes nga jeta, ish-i fejuari i saj, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ndërmori hapa ligjorë për të mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vajzës së tyre 11-vjeçare, Kaya.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI