Flash

Berisha: Nuk do jem automatikisht kryeministër nëse fitoj zgjedhjet

Lapsi.al 30 October 2026

Berisha: Nuk do jem automatikisht kryeministër nëse fitoj zgjedhjet

“Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”. Këtë deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në "Çdo kënd" me Merita Haklajn në A2 CNN. Sipas tij për kryeministrin do të vendosë referendumi dhe për këtë nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjehdjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin.

Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë.

Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha.

Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën. 

“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.

Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.

“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”. /Marrë nga A2 CNN

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI