Flash

Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon

Lapsi.al 30 October 2026

Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda

Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion nga ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre të mitur. Në një bisedë mes tyre, e cila dëshmon tensionet për çështjen e kujdestarisë, Arlinda këmbëngulte se djali duhej të jetonte me të ëmën, ndërsa Jeton i thoshte në mënyrë kërcënuese se nuk do ta lejonte kurrë ta merrte fëmijën. Gjatë bisedës, Arlinda e pyeste disa herë nëse ishte i sigurt për atë që po thoshte, ndërsa ai këmbëngulte në qëndrimin e tij. 

Biseda mes tyre, me tone të ashpra:

Arlinda Zekaj: Me nënën e vet ka nevojë të rrijë djali, ajo është më kryesorja. Edhe rri me nënën e vet.

Jeton Sylaj: S’ka në traditën shqiptare që nëna e ka marrë djalin, veç kur nuk ka dashur babai. Kurrë nuk ke për ta marrë.

Arlinda Zekaj: Ma gjej edhe ti një nënë që nuk e ka fëmijën, që nuk e ka, as në Amerikë, as në Kosovë, as në të gjithë botën.

Jeton Sylaj: Ja unë ta gjej, ti je. Ti je që nuk e ki.

Arlinda Zekaj: Unë? Jo more, ngadalë.

Jeton Sylaj: Nuk ke për t’i pasur, besën e Zotit po ta jap dhe ti futi gishtat në sy, nuk ke për ta pasur.

Arlinda Zekaj: A je i sigurtë? A je i sigurtë?

Jeton Sylaj: Po.

Arlinda Zekaj: Në rregull vazhdo kështu.

Jeton Sylaj: Prej këtij minuti e humbe privilegjin për të folur me të, besën po ta jap.

Konflikti për kujdestarinë e fëmijës ishte bërë edhe objekt i një denoncimi në polici. Më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar se ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk po ia kthenin djalin, pasi ajo e kishte lejuar të shkonte për vizitë te gjyshja dhe xhaxhallarët. Në deklarimin e saj në polici, Arlinda kishte thënë se nuk e kishte penguar asnjëherë të birin të mbante kontakte me familjen e babait, por se situata kishte ndryshuar që nga 20 qershori 2026. Ajo thotë se djali e kishte bllokuar në telefon dhe nuk dëshironte më të kthehej për të jetuar me të, duke dyshuar se ish-bashkëshorti po e ndikonte dhe po e detyronte të qëndronte te familjarët e tij në Deçan.

“Unë edhe pse kam shkuar tek familia e tij unë djalin nuk e kam ndaluar që të shkoj tek gjyshja dhe migjallarët e tij ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk e kam ndaluar. Por që nga data 20 qershor 2026 djali ka shkuar tek Gjyshja dhe migjallarët, djali më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetoj më me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni po e detyron që të qëndroj tek Gjyshja në Deçan dhe mos të vijë të jetoj me mua. Unë kërkoj nga Polica që të ma kthej djalin tim të jetoj me mua”, ka deklaruar Arlinda Zekaj në polici më 10 korrik 2026.

Si ndodhi ngjarja?

Arlinda Zekaj është vrarë më 25 tetor 2026, rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi ajo u kthye në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan. Vrasja ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar Arlindës kthimin në shtëpi, tri ditë pas ankesës së saj për dështimet institucionale dhe dy ditë pas paralajmërimit të një zyrtari policor për nevojën e masave shtesë të sigurisë.

Të këshilluara

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI