Flash

Gjesti i turpshëm i Selmanit në Fushë Krujë: Flamurtari i tërbuar me arbitrimin publikon videon pastaj e fshin

Një video e publikuar nga Flamurtari, por e fshirë pak minuta më vonë, denoncohet sjellja anti-sportive e Selmanit ndaj Jakup Berishës. Ngacmimi i pahijshëm dhe më pas simulimi i pandëshkuar ishte një nga rastet për të cilat vlonjatët ngritën zërin.

Lapsi.al 30 October 2026

Gjesti i turpshëm i Selmanit në Fushë Krujë: Flamurtari i

Flamurtari ankohet për trajtimin e rezervuar në Fushë Krujë, ku përvec arbitrimit futbollistët vlonjatë janë keqtrajtuar nga ata të Ilirisë. Në një video të publikuar nga klubi kuqezi, por të fshirë pak minuta më vonë, denoncohet sjellja anti-sportive e Selmanit ndaj Jakup Berishës. Ngacmimi i pahijshëm dhe më pas simulimi i pandëshkuar ishte një nga rastet për të cilat vlonjatët ngritën zërin.

Humbja në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë ka lënë pas jo vetëm zhgënjimin për rezultatin, por edhe një sërë polemikash për Flamurtarin. Klubi vlonjat ka shprehur publikisht pakënaqësinë për mënyrën se si u gjykua takimi, duke vënë në qendër të reagimit një episod që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Vlonjatët kundërshtojnë anulimin e golit të Jakup Berishës në minutën e 58’, duke e konsideruar vendimin të padrejtë. Por pakënaqësitë e Flamurtarit nuk lidhen vetëm me gjykimin, pasi klubi ka denoncuar edhe episode të sjelljes josportive në fushën e lojës.

Përtej vendimeve të arbitrave, nga kampi kuqezi janë ngritur pretendime edhe për sjelljen e disa futbollistëve të Ilirisë ndaj kundërshtarëve. Një video e publikuar fillimisht në kanalet e klubit dhe e fshirë pak minuta më vonë, shoqërohej me denoncimin e një episodi mes Adolf Selmanit dhe lojtarit të Flamurtarit, Jakup Berisha. Bëhet fjalë për një veprim të papërshtatshëm ndaj futbollistit kundërshtar, i ndjekur më pas nga një simulim që nuk u ndëshkua nga gjyqtari. Këto episode kanë shtuar tensionin pas përfundimit të sfidës, duke e zhvendosur vëmendjen edhe te sjellja në fushë.

Goli i Berishës që ndezi protestat e Flamurtarit

Episodi kryesor i kontestuar nga skuadra vlonjate ndodhi në minutën e 58’, kur Jakup Berisha dërgoi topin në rrjetën e Ilirisë, në një moment kur vendasit kryesonin 1-0. Megjithatë, festa e Flamurtarit nuk zgjati, pasi asistenti Ani Kociaj sinjalizoi pozicion jashtë loje dhe realizimi nuk u konsiderua i vlefshëm. Një vendim që shkaktoi pakënaqësi të menjëhershme te miqtë, të cilët e shohin këtë episod si një nga momentet vendimtare të përballjes.

Në mungesë të sistemit VAR, vendimi i treshes së arbitrimit mbeti përfundimtar. Gjyqtar kryesor i takimit ishte Daniel Vrapi, ndërsa nga kampi i Flamurtarit pati kontestime për mënyrën e gjykimit gjatë ndeshjes.

Reagimi zyrtar: Kërkohet drejtësi sportive

Pas sfidës, Flamurtari ka dalë me një reagim publik, duke kundërshtuar hapur vendimin për anulimin e golit të Jakup Berishës.

Në deklaratën e klubit thuhet: "Flamurtari F.C. dënon vendimin e marrë nga gjyqtari kryesor në minutën e 58-të të ndeshjes ndaj KF Iliria, për anulimin e golit të shënuar nga Jakup Berisha. Flamurtari F.C. kërkon korrektësi, drejtësi sportive dhe respektim të rregullave të lojës. Futbolli duhet të vendoset në fushë dhe çdo vendim duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm."

Ky reagim tregon se pakënaqësia e klubit nuk është thjesht një çështje rezultati, por lidhet drejtpërdrejt me interpretimin e një episodi që, sipas vlonjatëve, ndikoi në fatin e takimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI