Flash

Del VIDEO e rrëzimit të helikopterit italian në Bosnjë

Lapsi.al 29 October 2026

Del VIDEO e rrëzimit të helikopterit italian në Bosnjë

4 persona humbën jetën dhe 12 u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, pasi një helikopter ushtarak italian Chinook u rrëzua në Bosnjë. Helikopteri ishte pjesë e misionit Eufor Althea. Incidenti u konfirmua edhe nga EUFOR.

Në deklaratën e saj, EUFOR nuk specifikoi kombësitë e viktimave. Gjithashtu tha se helikopteri po kryente një "operacion rutinë" dhe se nuk pati viktima civile.

Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale, e cila, sipas medias boshnjake Avaz, ka fiksuar momentin e rrëzimit të helikopterit ushtarak. Imazhet fillestare nga vendi i ngjarjes tregojnë shkallën e katastrofës, ku helikopteri pësoi dëme të shumta.

enjëherë pas aksidentit, forcat e Policisë së Distriktit të Brckos, zjarrfikëset dhe ambulancat nxituan në zonë, ndërsa zona u rrethua me kordon për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimin e rrethanave të rënies.

Eufor është i vendosur me mijëra ushtarë në Bosnje dhe është përgjegjës për ruajtjen e paqes. Në një postim në X, kryeministrja italiane Giorgia Meloni shkroi se ky lajm tragjik "shkakton dhimbje të madhe". ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI