Flash

Parlamenti në kaos, pas Ramës, në sallën e seancave plenare vjen dhe Balluku

Lapsi.al 29 October 2026

Parlamenti në kaos, pas Ramës, në sallën e seancave plenare

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e seancave plenare, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensionet që në nisje të seancës së sotme. Ndërkohë pak pas tij ka mbërritur dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës kanë protestuar teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi leximin e rendit të ditës. Ata kanë goditur tavolinat dhe kanë ngritur pankarta në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh protestojnë për kërkesat e tyre.

Situata e krijuar ka vështirësuar zhvillimin e punimeve parlamentare, ndërsa veprimi i opozitës vjen në një moment përplasjesh gjatë seancës, ku kalimi direkt në votim ka ashpërsuar reagimin e deputetëve demokratë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI