
Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur, ndërsa është shoqëruiar me tensione. Ndërsa, kryetari Niko Peleshi nisi të lexojë rendin e ditës, deputetët e opozitës kanë protestuar. Ata mbajnë në duar pankarta, ku mbështesin studentët. Seanca e sotme vjen pas përplasjeve të regjistruara në mbledhjen e kaluar, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe zhvilluan debate të ashpra me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që lidhen me ekonominë, sistemin bankar, biznesin dhe administrimin e pasurive të konfiskuara. Seanca zhvillohet në një klimë të tensionuar politike.