Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

Lapsi.al 29 October 2026

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e planifikimit ekonomik dhe politikave kombëtare.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, vendet e Bashkimit Europian do të duhet të hartojnë plane strategjike kombëtare për t’u përshtatur me rritjen e pritshme të temperaturave. Kuadri i ri i miratuar nga Komisioni Europian përcakton një trajektore të përbashkët të ngrohjes globale, mbi të cilën shtetet duhet të bazojnë masat e tyre parandaluese. Për herë të parë, kuadri europian synon t’u japë shteteve anëtare përgjegjësi më të drejtpërdrejtë për parandalimin e rreziqeve klimatike, duke e zhvendosur vëmendjen nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore drejt përgatitjes paraprake për pasojat e tyre.

Planet kombëtare do të duhet të mbulojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë infrastrukturën, bujqësinë, energjinë dhe aktivitetet e tjera që janë të ekspozuara ndaj temperaturave ekstreme, thatësirave, përmbytjeve dhe fenomeneve të tjera klimatike.

Një element i rëndësishëm i qasjes së re është lidhja e monitorimit të qëndrueshmërisë klimatike me Semestrin Europian, mekanizmin përmes të cilit Bashkimi Europian koordinon dhe vlerëson politikat ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare. Kjo qasje synon që rreziqet klimatike të trajtohen jo vetëm si problem mjedisor, por edhe si faktor që ndikon në stabilitetin ekonomik, financat publike, investimet dhe aftësinë konkurruese të ekonomive europiane.

Rëndësia e hartimit të strategjive kombëtare

Rritja e temperaturave mund të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin e punës, prodhimin bujqësor, kërkesën për energji dhe kostot e mirëmbajtjes së infrastrukturës. Në të njëjtën kohë, fenomenet ekstreme të motit mund të rrisin shpenzimet buxhetore për emergjencat dhe rindërtimin, duke ushtruar presion mbi financat publike.

Përfshirja e përshtatjes klimatike në planifikimin ekonomik synon t’i nxisë qeveritë të identifikojnë më herët këto rreziqe dhe të orientojnë investimet drejt forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomive.

Nisma e Komisionit Europian vjen në një periudhë kur ndryshimet klimatike po marrin një peshë gjithnjë e më të madhe në politikat ekonomike të BE-së, krahas objektivave për uljen e emetimeve të gazeve serrë.

Ndryshe nga politikat që synojnë kufizimin e ngrohjes globale përmes reduktimit të emetimeve, kuadri i ri përqendrohet te përshtatja ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike që mund të materializohen gjatë dekadave të ardhshme. / Monitor

Të këshilluara

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI