Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

The Times zbulon skenarin e Vuçiç gjatë zgjedhjeve në Serbi: U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane

Lapsi.al 29 October 2026

The Times zbulon skenarin e  Vuçiç gjatë zgjedhjeve në

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte përgatitur të mbante pushtetin me forcë, por hoqi dorë nga ky plan pas bisedimeve me përfaqësues të qeverive europiane. Kështu pretendojnë burime të cituara nga gazeta britanike The Times, sipas të cilave kreu i shtetit serb ishte pranë organizimit të një grushti të dhunshëm shteti për të qëndruar në pushtet, përpara se të pranonte humbjen në zgjedhjet e së dielës.

Politikanë dhe një ish-zyrtar i lartë i policisë, të cilët kanë folur për gazetën, pretendojnë se Vuçiç ishte i vendosur të ruante pushtetin pas 12 vitesh në krye të vendit. Megjithatë, ai ndryshoi qëndrim kur u bë e qartë se Lista e Studentëve kishte fituar rreth 500 mijë vota më shumë në zgjedhjet parlamentare, si dhe pas telefonatave paralajmëruese që i kërkonin të mos përpiqej të vinte në dyshim rezultatin. 

“Ai dërgoi 4 mijë efektivë policie dhe 3 mijë persona të dhunshëm në qendër të Beogradit të dielën, për të mbrojtur regjimin. Jam 100% i sigurt se ai kishte planifikuar të refuzonte njohjen e rezultateve”, deklaroi Spasoje Vuleviç, ish-komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë (SAJ).

Edhe Sandro Goci, anëtar i Parlamentit Europian dhe president i Partisë Demokratike Europiane, tha se gjatë ditës së zgjedhjeve ishin marrë informacione shqetësuese.

“Të dielën morëm raportime alarmante nga burime diplomatike se Vuçiç ishte gati të luftonte dhe të kryente një grusht shteti”, u shpreh Goci.

Radomir Saiçiç, një prej kandidatëve kryesorë të Listës së Studentëve, i cili pritet të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme serbe, pretendon gjithashtu se Vuçiç kishte planifikuar të përdorte dhunën, por ndryshoi mendje në momentin e fundit.

“Ata kishin një plan për të përdorur forcën brutale për të zhvlerësuar vullnetin e votuesve, nëse rezultati do të ishte i ngushtë. Por kam informacion se ai mori shumë telefonata nga policia dhe qarqe të tjera, të cilat e shtynë të ndryshonte mendje. Ata e bindën se zbatimi i këtij plani do të përfundonte shumë keq për të”, tha Saiçiç.

Saiçiç pretendon gjithashtu se një ish-punonjës policie, i cili kishte paralajmëruar kolegët e tij të mos rrihnin apo qëllonin protestuesit, kishte marrë një kërcënim anonim me mesazhin: “Plumbi i parë është për ty”. Përballë sfidës më të madhe elektorale të karrierës së tij politike, që erdhi nga lëvizja studentore, Vuçiç akuzoi kundërshtarët se ishin agjentë të shteteve të huaja, pa i identifikuar ato.

Përfaqësuesit e lëvizjes studentore e kanë akuzuar prej kohësh qeverinë se ka vendosur nën kontrollin e saj policinë, gjyqësorin dhe mediat. Ndërsa qytetarët serbë votonin të dielën në një numër rekord, burra të veshur me të zeza u panë duke u drejtuar drejt parkut Pionirski në Beograd.

Sipas raportimit të The Times, ata do të rimerrnin një kamp me çadra, i cili prej muajsh ishte zënë nga mbështetës të Vuçiçit të përfshirë në akte dhune dhe që dyshohet se paguheshin nga partia e tij.

“Ata u dërguan në grupe të vogla, me nga 20 deri në 30 persona secili”, tha Vuleviç.

Ndërkohë, pjesëtarë të xhandarmërisë, të veshur me uniforma të gjelbra, zunë pozicione në zonë. Disa rrugë u bllokuan dhe ndriçimi publik u fik. Rade Gjuriç, avokat i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, beson se qeveria po përgatitej për një skenar që do t’i mundësonte të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve.

“Të dielën në mëngjes, Vuçiç ndihej i paprekshëm. Dyshoj se ata kishin planifikuar të pretendonin se kishte pasur parregullsi gjatë votimit dhe të kërkonin përsëritjen e zgjedhjeve, gjë që do të kishte shkaktuar protesta”, tha Gjuriç.

Sipas tij, qeveria më pas do të nxiste dhunën dhe do ta përdorte atë si një tjetër argument për të anuluar zgjedhjet. Megjithatë, në orën 21:30, një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit, Vuçiç hoqi dorë nga kundërshtimi i rezultateve zgjedhore. Në të njëjtën kohë, grupet e burrave që ishin mbledhur në qendër të Beogradit u zhdukën, shkruan The Times.

Në Beograd kanë qarkulluar zëra të pakonfirmuar se Vuçiç u bind të mos ndërmerrte një veprim të tillë nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili vetë humbi pushtetin në Hungari në prill, pas 16 vitesh në qeverisje, të shoqëruara nga akuza për korrupsion. 

Vuleviç beson se Vuçiç ishte nën presion të fortë për të pranuar humbjen, por nuk mendon se vendimi i tij erdhi si pasojë e ndërhyrjes së drejtuesve të policisë. Sipas tij, të gjithë komandantët e njësive të dislokuara në Beograd ishin përzgjedhur personalisht nga Vuçiç, ndaj është e pamundur të thuhet se ata do t’i kishin dalë kundër.

“Besoj se Vuçiç mori telefonata nga qeveritë europiane. Bëhej fjalë për biseda në nivelin më të lartë”, deklaroi Vuleviç./The Times

Të këshilluara

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI