Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Buxheti i Shtetit 2027 prezantohet në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton

Lapsi.al 29 October 2026

Buxheti i Shtetit 2027 prezantohet në Konferencën e Kryetarëve,

Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, të parashikuar për në orën 08:30, ku ministri i Financave pritet të prezantojë projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale. Sipas Grupit Parlamentar të PD-së, deri në mesnatë deputetëve nuk u ishte vënë në dispozicion as projektligji, as relacionet shpjeguese dhe as dokumentacioni financiar që shoqëron buxhetin. Demokratët argumentojnë se deputetët nuk mund të marrin pjesë në një diskutim për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë dhe analizojnë më parë.

PD kundërshton gjithashtu mënyrën se si është thirrur mbledhja. Sipas saj, njoftimi është bërë vetëm një pasdite më parë, ndërsa Rregullorja e Kuvendit parashikon që Konferenca e Kryetarëve, si rregull, të zhvillohet jo më herët se 48 orë nga njoftimi. Në deklaratë, opozita thekson se nuk po refuzon diskutimin e buxhetit, por procedurën e ndjekur për shqyrtimin e tij.

PD kërkon që projektbuxheti dhe dokumentet shoqëruese t’u shpërndahen menjëherë deputetëve dhe që të përcaktohet një kalendar që lë kohë për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente.

“Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë dhe deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave”, thuhet në reagim.

Demokratët i bëjnë thirrje gjithashtu kryetarit të Kuvendit të garantojë respektimin e Rregullores dhe të drejtave të deputetëve.

Të këshilluara

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI