
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”.
Beqaj është paraqitur në Gjykatë, i shoqëruar nga një efektiv policie.
Kujtojmë se Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 dhe u lirua pas caktimit të masës ‘arrest shtëpie’ më 31 korrik të këtij viti.