Flash

PAMJET/ Rama forcon shtetin policor, vijnë makina-burg të reja

Lapsi.al 22 October 2026

PAMJET/ Rama forcon shtetin policor, vijnë makina-burg të reja

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të shtypë me të gjitha format protestat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. 

Ndonëse publikisht bën teatër duke vendosur karrige para kryeministrisë për të ofruar dialog, në krahun tjetër shton masat e represionit.

E nisi me 2500 eurot për çdo polic që do të angazhohej në protesta duke bërë që dhuna dhe ashpërsia e shpërndarjes së turmës të shkonte në nivele të papara.

Më pas mori me urgjencë nga Turqia automjete të hedhjes së ujit me presion. Pamjet e mbërritjes së tyre në Rinas i publikoi në rrjetet sociale deputeti demokrat Belind Këlliçi që tha se “është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”.

Këtë të enjte në redaksinë e lapsi.al ka mbërritur një video që tregon mbërritjen në vend të makinave të reja të burgut. Me siguri do të thuhet se ato ishin porositur më herët, por ndoshta qeveria po përgatitet edhe për shoqërime masive të ndaluarish. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI