Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

Blendi Kajsiu 21 October 2026

Dhuna që ka përfshirë rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është produkt as i agjenturave të huaja, as i berishizmit dhe as i ndonjë dore të errët. Ajo është manifestimi më i fundit i krizës së trefishtë me të cilën përballet vendi ynë; një krizë politike, ekonomike dhe sociale. 

Kriza politike është në thelb krizë përfaqësimi. Dy partitë kryesore tashmë nuk shërbejnë si kanale përfaqësimi të problematikës sociale por si firma private të liderëve të tyre. Për pasojë Parlamenti Shqiptar tashmë përfaqëson kryesisht Ramën, dhe pjesërisht Berishën, por jo shqetësimin qytetar. 

Simptoma më e fundit e krizës së përfaqësimit ishte reagimi i qeverisë Rama ndaj protestës më të madhe dhe më të gjatë sociale në historinë demokratike të Shqipërisë. Kryeministri u tall me protestën duke prodhuar fletushka. Asnjë reflektim real mbi revoltën me një qeverisje arrogante, shurdhe dhe thellësisht të korruptuar. 

Kryeministri vazhdoi ta ushtronte pushtetin me të njëjtën arrogancë dhe korrupsion. Prezantoi një kullë tjetër tek parku rinia në zemër të Tiranës, nuk e anulloi projektin e Zvërnecit ku lahen paratë e Artur Shehut. Bëri një reformë territoriale që e largon akoma më shumë qytetarin nga pushteti vendor. Ndërsa ministrinë e transportit vazhdon ta menaxhojë de facto Belinda Balluku, pavarësisht akuzave të rënda për korrupsion. 

Hendeku i përfaqësimit ka prodhuar një model ekonomik tërësisht të shkëputur nga nevojat e qytetarit dhe të ekonomisë shqiptare. Kullat pafund që Rama ndërton në Tiranë dhe nëpër Shqipëri dhe rezortet elitare për miliarderët janë projekte varfëruese për shumicën e shqiptarëve që prej tyre përfitojnë kryesisht rritjen e çmimeve. 

Ky model zhvillimi injoron sektorin prodhues, industrinë dhe teknologjinë dhe prodhon super-inflacion dhe punësim jo cilësor. Ekonomia shqiptare është reduktuar tashmë tek betoni dhe turizmi, dhe nuk ka as bujqësi, as industri ushqimore, as industri nafte, dhe as industri farmaceutike. Gjithçka importohet nga biznese që funksionojnë si monopole pranë qeverisë. 

Ndaj çmimet tona janë integruar me ato të Evropës dhe jeta bëhet e papërballueshme. Rinia mund të punësohet vetëm në ndërtim, biznese të vogla familiare, si kamarierë, banakier ose si guida turistike, nëse nuk kanë “fatin” të punojë në administratën e partisë.

Ndërkohë qeverisë Rama nuk i intereson aspak prodhimi i punësimit cilësor dhe të mirëpaguar për rininë shqiptare. Përkundrazi ajo në mënyrë aktive kërkon punëtorë jashtë Shqipërisë. (shiko ketu) 

Ndoshta shembulli më flagrant i perversitetit ekonomik të modelit zhvillimor Rama është rasti i Marinës së Durrësit, ku qeveria sakrifikoi portin kryesor të vendit për ti hapur rrugë një projekti ndërtimor luksoz që efekt kryesor ka pasur rritjen e cmimit të banimit në bregdet. Është një model zhvillimor që po ndërton një Shqipëri të banueshme nga ata që janë milionarë më shumë se shqiptarë. 

Ndaj ritmi i zbarzjes së Shqipërisë, sidomos nga rinia, nuk ndalon edhe pse prej vitesh jemi një ndër vendet me nivelin më të lartë të emigracionit në botë. Kjo është kriza sociale. Thelbi i saj nuk është vetëm modeli zhvillimor por edhe kriza morale e shoqërisë sonë.

Kriza morale qëndron te mungesa e modeleve sociale meritokratike apo vlerore që mund të ndiqen nga rinia apo që mund ta frymëzojnë atë. Sistemi ynë politik dhe ekonomik nuk ofron modele suksesi që bazohen tek merita, intelekti, kreativiteti apo vlerat. Përkundrazi suksesi ekonomik dhe sidomos ai politik është në proporcion të drejtë me mediokritetin dhe humbjen e dinjitetit dhe vlerave.

Rinia shqiptare nuk po proteston sot sepse e ka zili Belinda Ballukun, Taulant Ballën, Vlora Hysenin, Klevis Balliun apo Flamur Nokën, por sepse këto janë modelet e suksesit që i ofron sistemi ynë politik. Është një përzierje e mediokritetit, korrupsionit dhe e mungesës së vlerave apo parimeve. Ky është çelësi i suksesit që politika shqiptare i ofron rinisë sot. 

Është e njëjta situatë “jashtë” politikës, një sferë që nuk ekziston realisht në Shqipëri. Edhe këtu modelet e suksesit janë mediokriteti intelektual dhe vleror dhe aftësia për të përdorur lidhjet me politikën dhe krimin për tu pasuruar. Më shumë se nga merita, inovacioni apo intelekti suksesi në biznes përcaktohet nga lidhjet me politikën dhe krimin.

Shembulli më i qartë i këtij fenomeni është Ergys Agasi, mik i afërt i kryeministrit Rama, që u pasurua jo falë intelektit, kreativitetit apo disiplinës në punë, por sepse diti të përdor në mënyrë të paskrupullt dhe kriminale lidhjet me politikën dhe botën e trafikut. 

Fakti që ai vjen nga një familje mjaft e respektuar në Durrës, si nga ana e babait edhe e nënës që janë të dy qytetarë me vlera, është një provë më shumë e thellësisë së degradimit social dhe vleror të shoqërisë tonë që në fakt buron nga sistemi politik.

Pra korruptimi i Ergys Agasit nuk ndodhi në gjirin e familjes por brenda sistemit politik ku ai u formësua si qytetar, së pari tek LSI-ja e Metës dhe më pas tek PS-ja e Ramës, ku admirimi për të fortët, narkot dhe paranë po kthehet në një fe të re. 

Të paktën unë nuk kam gjetur asnjë fjalim apo analizë të rëndësishme të zotit Rama ku ai si kryeministër i vendit analizon, dënon, kritikon apo denoncon narkotrafikun si një plagë e rëndë për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Përkundrazi modeli i tij zhvillimor duket i ndërtuar enkas për të zgjidhur problemin e pastrimit të parave.   

Nuk mund të kuptohen ritmet e boshatisjes së Shqipërisë nga rinia nëse injorojmë krizën e vlerave dhe të modeleve sociale që shoqëria jonë i ofron brezit të ri. Është e vështirë të mbash në vendin tënd dhe të frymëzosh një brez të ri kur e vetmja rrugë suksesi që i ofron është servilizmi, humbja e dinjitetit dhe e vlerave personale ose dhuna dhe droga për tu bërë “i fortë”.  

Ndaj sot Shqipërisë nuk i largohet rinia vetëm për arësye ekonomike por edhe sepse e ka të vështirë të gjejë veten tek ekonomia, politika dhe shoqëria e një vendi që nuk i ofron mundësi të zhvillohen si individë me dinjitet. I gjithë sistemi ynë politiko-ekonomik është ndërtuar për ta zhveshur qytetarin nga dinjiteti dhe për ta larguar atë nga vendlindja.

Fatmirësisht apo fatkeqësisht, sot opcioni i emigrimit është bërë gjithnjë e më i vështirë si pasojë e krizës së thellë sociale dhe politike në të cilën ndodhet vetë Evropa. Shqiptarët dhe sidomos të rinjtë e kanë kuptuar se është tashmë shumë e vështirë të ndërtosh një jetë të bukur dhe dinjtoze në Evropën Perëndimore apo në SHBA, që sot përballen me krizat e tyre të thella politike, ekonomike dhe sociale.

Ndoshta për këtë arësye ata tashmë kanë filluar ta kërkojnë ndryshimin e një sistemi politik, ekonomik dhe social të vendit të tyre që duket se është ndërtuar ose për ti nënshtruar ose për ti dëbuar drejt Perëndimit.  

Mishërimi i këtij sistemi, dhe një nga autorët kryesor të tij, është Edi Rama. Partia Socialiste sot është një monument i madh politik që i ofron antarëve të saj pushtet, status social, punësim dhe para në shkëmbim të dinjitetit, nënshtrimit dhe përuljes ndaj liderit. 

Nuk është rastësi që Këshilli i Ministrave dhe grupi Parlamentar i PS-së janë dy nga institucionet më jo dinjitoze në Republikën e Shqipërisë sot. Në kulmin e protestave sociale ato në mënyrë unanime votojnë reforma, siç ishte ajo territoriale, që injorojnë tërësisht protestën qytetare. Janë organe servilizmi që përfaqësojnë vullnetin e kryetarit dhe jo të qytetarit.

Ndaj Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit. 

Të paktën që nga viti 2008 kur bashkë me Berishën bëri ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës që na kanë lënë pa parlament dhe pa president. 

Askush më shumë se ai nuk është përgjegjës për modelin zhvillimor aktual që po ndërton një vend për oligarkët dhe narkotrafikantët dhe jo për qytetarin e thjeshtë. Ashtu sikurse askush më shumë se ai nuk ka promovuar modele politike dhe sociale si Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Vlora Hyseni, Tan Lepri apo Ergys Agasi ku ndërthuren mediokriteti, korruptimi dhe krimi.  

Pikërisht për këtë arësye kriza jonë e trefishtë sot quhet Edi Rama. Largimi i tij nga posti i kryeministrit është hapi i parë, ndonëse jo i vetëm, për zgjidhjen e krizës dhe për ndërtimin e një rendi të ri politik, ekonomik dhe social ku rinia mund të gjejë vetveten dhe Shqipëria të ardhmen e saj. 

Shkruar enkas për Lapsi.al nga nga Blendi Kajsiu

Të këshilluara

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?

09:02 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI