
Qindra studentë kanë bojkotuar ditë n e sotme më simin pë r tu bashkuar me protestë n e studentë ve e cila do të zhvillohet në Tiranë , por edhe në qytete të tjera. Në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës. Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve.
Edhe Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar. Studentët janë shprehur se e konsiderojnë të turpshme të vijojnë mësimin, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre po vriten në kryeqytet. Nga ana tjetër, pedagogët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat çdo ditë, duke nisur nga ora 10:00, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ky qëndrim shënon një zgjerim të lëvizjes, e cila tashmë përfshin edhe përfaqësues të botës akademike. • Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka bërë thirrje kryeministrit të marrë përgjegjësi politike dhe të largohet nga detyra, duke argumentuar se kërkesat e studentëve nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga qeveria.
Sindikata e Universiteteve ka vendosur të bojkotojë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike në vend, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor nga Kryesia e Sindikatës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga studentët dhe pedagogët, të cilët marshuan drejt Kryeministrisë dhe refuzuan ofertën për dialog të kryeministrit.