
Policia ka dalë sërish në një njoftim në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila ndodhi ditën e sotme në rrugën “Mihal Popi”, në Tiranë, ku shtetasi Ismet Habili dyshohet se është vetëvrarë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se 46- vjeçari, mund të jetë vetëvrarë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se: Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.