Flash

Çun Lajçi- Ramës: Edhe Marjana Koçeku mundet ta çojë Shqipërinë në BE, ty nuk të duan më

Lapsi.al 20 October 2026

Çun Lajçi- Ramës: Edhe Marjana Koçeku mundet ta

Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, si dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Lajçi shprehet se qytetarët nuk e duan më kryeministrin dhe se kërkesa e tyre nuk është dialogu, por dorëheqja e tij. Aktori kritikon Ramën për mënyrën se si iu drejtua protestuesve, duke e akuzuar se zhvilloi një teatër me karrige të kuqe, në vend që të përballej drejtpërdrejt me studentët dhe pedagogët.

Lajçi shprehet se kryeministri është bashkë me Belinda Ballukun, Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hysenin, duke theksuar se Rama nuk është distancuar prej tyre.

Nënvizon se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm te të rinjtë, por përfshin edhe prindërit e tyre, artistët, poetët dhe shkrimtarët. Në fund të reagimit të tij, nga Prishtina, aktori thekson se Shqipëria mund të ecë përpara edhe pa Edi Ramën në krye të qeverisë.

Postimi i Çun Lajçit

E sheh?

Nuk të urrejnë,mbase aq shumë, por ja që nuk të duan!

E kupton?

Duan me ikë prej teje e ti me ikë prej tyne!

Sa e thjeshtë; – s’e duron barra barrën ma!

As unë s’të “urrejë”, prandaj vazhdoj me shkrue, por ti s’më beson e unë s’kam si me të ndihmue, se ti flet me karrige!

Ti kërkon dialog mbas 13 vjetësh, e ata kërkojnë dorëheqjen tande!

Të vonuem të dy palët.

Duhej me i çelë sytë qysh atëherë, kur nisi hajnia e madhe e kur narkosët kërkuen pushtet!

Sot kërkove dialog me karriget e kuqe, me vetveten.

Ti kujtove se gjenerata e TikTok-ut s’din me i lidhë shtatë fjalë.

Ti kujtove se as unë, që kam folë me karriget e teatrit për 50 vjet, nuk ta kuptova lojën me karrige?

Cili teatër ishte ky?

Breht apo Stanislavski?

Bëre teatër me punonjësit e parqeve!

Bëre teatër me kioskën e djegun!

Bëre teatër me gurin, tue pi kafe në zyrën e vetmueme.

Dhe ja, sot more guximin me u shpërfushë para shkallëve të Kryeministrisë e me u folë karrigeve të kuqe, por jo pedagogëve e studentëve që ti thyen karriget dhe lojën tande të teatrit abstrakt!

Të munguen aktorët, kryeministër!

Ti s’ishe i zoti me i luejtë të gjitha rolet, me qenë regjisor e kameraman, e me duartrokitë edhe për vete!

Studentët erdhën paqësisht. Pse s’e more guximin me i pritë ulun, kur je aq i sigurt në votat që more e në ato që pretendon me i marrë vitin që vjen?!

I miri, i urti, i ndershmi, atdhedashësi, besniku ndaj Shqipnisë nuk ka frikë prej përballjes me popullin.

Pse s’i prite pedagogët?

Mos vallë edhe ata qenkan agjentë, si këta adoleshentët me maska që djegin plehrat e Tiranës?

Ndoshta nuk të urrejmë aq sa mendon ti, kryeministër, por ja që nuk të duam ma!

Sepse ti kurrë nuk e ndave shapin prej sheqerit, as Belindën prej vetes, as Agasin prej Vlorës, as narkodilerët prej pushtetit.

Për këtë nuk të do rinia, zotni kryeministër!

Për këtë nuk të duan as prindët e tyne.

Për këtë nuk të duam as ne, artistët, poetët e shkrimtarët, që, edhe kur heshtim nganjëherë, nuk do të thotë se të duam. Edhe në heshtje, nuk të duam!

Ia nise mirë me Evropën, por e prishe me përzimjen e gjakut me Vuçiqin e me bosat e drogës. E tash studentët, gjimnazistët e qytetarët që mezi i sigurojnë dy vakte në ditë, ta kërkojnë ikjen.

Ti mos u mërzit për Shqipninë!

Ka kush e çon përpara.

Edhe Marjana Koçeku mundet me e çue në Bashkimin Evropian. Edhe Marin Mema, edhe Elisa Spiropali … Egla Ceno, mundet, pse jo, artiste asht!

Nuk vdes Shqipnia pa ty o Kryeministër, se ka djem e vasha që e duan atdheun ma shumë se veten e që nuk i përziejnë rrajtë me bimët e këqia!

M’vjen keq KM, por nuk të duan ma!

Prishtinë 2026

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI