Flash

Shehaj: Rama kërkon të shuajë protestën me terror!

Lapsi.al 20 October 2026

Shehaj: Rama kërkon të shuajë protestën me terror!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka takuar një protestues të plagosur në kokë, i cili denoncon se është goditur nga një gur i hedhur nga policia gjatë protestave në qendër të Tiranës.

Protestuesi, i cili ka marrë disa qepje në ballë si pasojë e plagës, rrëfeu se ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare “Toptani”, ndërsa po përpiqej t'u shmangej gurëve që, sipas tij, po hidheshin nga forcat e policisë.

“Ne ishim duke protestuar afër “Toptanit”. Pashë që vinte një vrull gurësh. Edhe unë ika pak mbrapsht, u ktheva me pa se nga shkojnë gurët, edhe më ra guri në ballë (nga policia).

Protestues të tjerë më tërhoqën 100 metra derisa u largova nga ajo zonë edhe pastaj më hodhën ujë dhe erdha pak në vete. Përsëri më kanë mbajt sepse po vinte policia dhe më kanë tërheq, më kanë mbajt në krah, duke më fshehur nga policia që të mos më kapte policia.” - dëshmoi i lënduari.

Pas dëshmisë së protestuesit, Shehaj akuzoi drejtpërdrejt policinë dhe kryeministrin Edi Rama për dhunën ndaj tyre. Ai deklaroi se forcat e rendit po përdorin dhunën dhe terrorin për të frikësuar qytetarët dhe për të ndalur protestat kundër qeverisë.

Sipas Shehajt, dhuna nuk është kufizuar vetëm gjatë protestave, por ka vijuar edhe pas përfundimit të tyre, në automjetet e policisë dhe në komisariate. Sipas kreut të Mundësia, Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt. 

“Vetëm policia e Edi Ramës mund të mbrojë Edi Ramën duke gjuajtur me gurë protestuesit. Duke mos bërë asnjë dallim midis protestuesve paqësorë dhe protestuesve që mund të kenë ushtruar dhunë. Sepse nuk duan t’ia dinë. Duan thjesht të shuajnë protestën. I kanë gjuajtur me gurë. I kanë ndjekur nga pas pasi protesta ka mbaruar dhe pa asnjë fakt i kanë dhunuar, i kanë dhunuar në makinat e policisë, i kanë dhunuar në komisariate. Duan t’i terrorizojnë, duan që të ndalin protestën, ky është qëllimi, sepse Edi Rama do të qëndrojë në pushtet. Por kjo nuk ka për të ndodhur. Duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt!” - deklaroi Shehaj.

Pavarësisht plagosjes, protestuesi i ri bëri thirrje që qytetarët të mos tërhiqen nga protestat, duke theksuar se e drejta për të protestuar u përket të gjithëve, pa dallim.

“I bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve pa dallim të vijnë të protestojnë sa më shumë. Është e drejta e çdo lloj njeriu të protestojë!” - deklaroi në fund protestuesi i plagosur nga policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI