
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësime për personat e lënduar në protestën studentore të zhvilluar ditën e sotme.
Sipas ministrisë, në urgjencën e spitalit të Traumës deri në orën 21:00 janë paraqitur 4 kalimtarë, njeri prej tyre deklaron se është lënduar dje gjatë protestës. Një tjetër u shtrua pas ekzaminomeve.
Po ashtu në spitalin e Traumës është paraqitur edhe 1 efektiv policie.
Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një protestuese e cila është larguar nga spitali pasi ka marrë mjekimin.