Flash

Rama sulmon sërish studentët: Grupe të ekstremizuar, kontingjente që kanë penetruar në të gjithë Evropën

Lapsi.al 20 October 2026

Rama sulmon sërish studentët: Grupe të ekstremizuar, kontingjente

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, gjatë një takimi me drejtues të shkollave të mesme. Kryeqeveritari tha se protesta po paraqitet si një lëvizje për arsimin, ndërsa sipas tij, një pjesë e përplasjeve lidhet me grupe të radikalizuara politikisht.

“Ka edhe studentë, të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, studentë që u përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por bëri dallimin mes protestës dhe akteve të dhunshme.

“Ky gur është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet”, tha Rama.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se në protesta janë përfshirë grupe dhe interesa që, sipas tij, synojnë të shfrytëzojnë situatën për të destabilizuar vendin. Rama i lidhi këto zhvillime me rryma ekstremiste që, sipas tij, janë shfaqur edhe në vende të tjera europiane.

“Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar çka është në të vërtetë në burimin e helmuar të kësaj protestë. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, që kjo është një protestë e studenteve dhe për të justifikuar këtë valë dhune që nuk ka të bëjë as me nxënësit dhe as me studentët, por me një grup njerëzish që ka nga të gjithë. Në atë grup që agreson policinë, që mban nën një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të eksterminuar në pikëpamjet e tyre, studentë që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, po problemi nuk janë dhe nuk do jenë as studentët dhe as qytetarët që protestojnë. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamundshme për askënd. Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, por për ushtrimin e dhunës. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet. Janë faktikisht kontingjent i këtyre forcave që tani kanë penetruar Evropën dhe po shfaqen me zjarr e me hekur në shumë qytetet e kryeqytetet të Evropës, edhe pse kjo e jona është me e komplikuar. Sepse duart që janë futur këtu për shfrytëzuar janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllok, një hapësirë për të frenuar ecurinë e vendit tonë, për të destabilizuar vendin tonë që ka qenë stabilizuese i Ballkanit Perëndimor dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE", tha Rama. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI