Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

U plagos në protestë/ Spahia: 24-vjeçarit i'u nxorrën dy plumba në formë sferike, prokuroria të hetojë urgjentisht

Lapsi.al 21 October 2026

U plagos në protestë/ Spahia: 24-vjeçarit i'u nxorrën

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se, 24 vjeçarit Aranit Alushaj nga Mallakastra i  janë nxjerrë dy plumba në formë sfere. Sipas tij, plagosja ka qenë e rëndë dhe ka vënë në rrezik jetën e protestuesit, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka bërë të mundur shmangien e pasojave fatale.

Deputeti i PD-së e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe kërkoi që rasti të dokumentohet zyrtarisht si plagosje me armë zjarri gjatë protestës. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet urgjente për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe për identifikimin e personave përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Aranit Alushaj 24 vjeç nga Mallakastra, është i riu i plagosur me armë zjarri nga policia kriminale e rregjimit të Ramës, ai ka marrë një plagë abdominale të rëndë shpuese.

Plumbi i ka shpuar krejtësisht murin e barkut dhe ka mbetur brenda hapësirës abdominale (intraperitoneale). Pas ndërhyrjes kirurgjikale u nxor plumb në formë sfere, dy copë.
Ky është një krim i vërtetë shtetëror ndaj një të riu që proteston kundër Edi Ramës. Kjo është plagosje e rëndë me rrezikshmëri tejet të lartë për jetën. Sonte fataliteti ( më e keqja) u shmang vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Po nesër?

OPGJ-të kanë detyrimin ligjor të dokumentojnë krimin makabër shtetëror dhe të respektojnë vetëm ligjin!
Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht tentativën për vrasje të 24 vjeçarit dhe egzekutori bashkë me urdhëruesin të vendosen përballë drejtësisë!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI