
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është përplasur para Kryeministrisë me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa. Siç shihet edhe në pamje, Kovaçi i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke i thënë se ajo po provokon protestën.
“Largohu që këtu, se provokon protestën”, ishte kërkesa e Kovaçit drejtuar përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.
Pas debatit me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa vijon të qëndrojë në ambientet e jashtme të godinës.