Flash

Emigrantja shqiptare vjen nga Greqia për protestën e studentëve në Tiranë

Lapsi.al 20 October 2026

Emigrantja shqiptare vjen nga Greqia për protestën e studentëve

Një emigrante shqiptare e cila jeton në Greqi i është bashkuar protestës së studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe përplasjet gjatë protestave.  

Ajo pohoi se kishte ardhur enkas nga Greqia për të qenë pjesë e protestës, duke përmendur në mënyrë të veçantë rastin e studentit që, sipas saj, ishte lidhur me kangjellat. Emigrantja u bëri thirrje përfaqësuesve politikë në Kuvend të marrin masa, përpara se situata të përshkallëzohet më tej.

“Mallkuar qofshin të gjithë politikanët që vënë në rrezik rininë studentore! A duan një 21 Janar? Çfarë janë këta? Si e lënë rininë kështu? Kam ardhur nga Greqia kastile për këtë ditë. Për atë studentin e lidhur me kangjella kam ardhur. Ata në Parlament duhet të marrin masa, derisa nuk është vonë. Turp të kenë të gjithë!”, u shpreh protestuesja.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI