
Sot në ditën e tetë të protestës së studentëve ku janë bashkuar edhe pedagogët ka nisur tashmë marshimi i tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pasi qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin me një banderolë të madhe; stop dhunës ndaj studentëve, ndërsa raportohet se do të stacionohen te Ministria e Arsimit.