
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë janë zhvendosur tashmë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë të pajisur me skafandra, si edhe një autobot me ujë.
Me një banderolë "Stop dhunës ndaj studentëve" dhe thirrje në kor "S'keni pranga për të gjithë" , pedagogë, studentë dhe qytetarë po vijojnë revoltën kundër qeverisë. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.