
Nga gazetari i Lapsi.al në bulevard T.Çela
Edi Rama u duk se mori pak zemër nga zhvillimet e së hënës. Pasi pagoi me 2500 euro shpërblim çdo polic që godiste mbi të rinjtë, uniformat blu duket se iu përgjigjën, duke e mposhtur, për herë të parë pas gjashtë ditësh, tubimin e studentëve dhe gjimnazistëve në rrugët e Tiranës.
Kjo e nxiti kryeministrin të dalë për herë të parë në këmbë në bulevard e madje të prodhojë edhe një spektakël para selisë së qeverisë.
Rama që kishte zhveshur uniformën me T-shIrt të gjendjes së jashtëzakonshme, u paraqit me kostum kollare sikur donte të tregonte se më e keqja kishte kaluar. Ai vendosi me arrogancë para selisë së qeverisë disa karrige luksoze me kadife të purpurt që mbanin të shtampuar simbolin e shqiponjës e qe më tepër se dëshirën për të bashkëbideduar, demostronin largësin e një pushteti që jeton në një botë parallèle, nga problemet reale të njerëzve.


Ai vendosi aty flaetpalosje me fjalën dialog dhe i ftoi protestuesit: “Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, tha ai gjatë një mis en scene të përgatitur me kujdes.
Por, dhuna e tejskajshme policore e së hënës që ka trimëruar Ramën, pati efektin e kundërt për palën tjetër. Për herë të parë pas një jave të lënë në vetmi, pedagogët e tyre vendosën të bashkohen me studentët dhe gjimnazistët. Në më pak se 24 orë plot 1000 pedagogë firmosën një peticion të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik.
Kundërreagimi i tyre buronte nga tejkalimi i së drejtës së qeverisë. Ata nuk mund të duronin që promovuesi i modelit të Zeqinesë ti quantë nxënësit e tyre injorantë. Ata nuk mund të suportonin që shoku i Gysit ti quante protestuesit kriminelë. Ata nuk mund të heshtnin më ndaj dhunës barbare në mes të qytetit dhe përpara kamerave.
Peticioni i firmosur nga pedagogët përmban pesë pika, ku krahas dorëheqjes së Ramës i kërkohet policisë të ndalë dhunën ndaj të rinjve, ndërkombëtarëve të ndërhyjnë si dhe vetë protestuesve të mos dëmtojnë pronën publike e private. Pedagogët i bëjnë gjithashtu thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth protestuesve.
Ky bashkim dhe dalje në rrugë e pedagogëve, që kërkojnë as më shumë e as më pak se largimin e kryeministrit, nuk ka vetëm një vlerë numerike. Mbi të gjitha ai dëshmon se falë guximit të studentëve edhe një brez tjetër, i rritur në sistemin e vjetër, po e vret frikën. Ai vlen gjithashtu edhe për diçka tjetër, për të përqeshur gomarrrëqet e një pushteti të matufepsur, se ata që protestojnë nuk janë studentë e nxënës por thjeshtë vandalë e dhunues të nxitur nga Rusia, Irani, muslimanët pa din e pa iman, nga grekët e serbët.
Pikërisht kjo mbështetje morale e një brezi tjetër, kjo njohje e legjitimitetit të tyre nga ata që i edukojnë, ky bashkim forcash bëri që akti i parë ti të përbashkuarve para kryeministrisë, këtë të martë, të qe flakja e karrigeve me kadife të purpurt mbi të cilat Rama kishte lënë ftesën për dialog.
Në mënyrë simbolike një student shkruajti: “s’ka dialog, veç dorëheqje”.


Më vonë pasi një grup studentësh u bashkuan me profesorët që qëndronin para kryeministrisë aty u shfaq një parrulë e re: “Jo dialog me kriminelët e shoqëruara me fotot tragjike të atyre që ishin masakruar këto ditë në rrugët e Tiranës.
LAPSI.AL