Flash

Pedagogët mblidhen para Universitetit “Politeknik”: Rama të dëgjojë kërkesat e studentëve

Lapsi.al 20 October 2026

Pedagogët mblidhen para Universitetit “Politeknik”: Rama

Siç edhe paralajmëruan pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin qëndrimet e tyre pro studentëve. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij para të gjithë pedagogëve, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Teksa tha se padogëgët janë në mbështetje të të rinjve, ai dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë. Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar.

“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk i përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar.

Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që ti përgjigjej protestuesve paqësore sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se në kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorat jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është e papranueshme. I bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, tha Kovaçi.

“Në mbështetje të tyre kemi vendosur që të bëjmë një marsh kundër dhunës së policisë. Sot duhet një zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nga politika”, tha Kovaçi, i cili kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ai bëri thirrje që pedagogët të dalin çdo ditë në orën 10:00 para Universitetit Politeknik në mbështetje të të rinjve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI