Flash

Sot në orën 10:00 pedagogët protestojnë sërish në mbështetje të të rinjve

Lapsi.al 21 October 2026

Sot në orën 10:00 pedagogët protestojnë sërish në

Pedagogët i janë bashkuar protestës së studentëve dhe kanë paralajmëruar se do të dalin çdo ditë në orën 10:00, duke e lidhur vijimin e tubimeve me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha se përfshirja e botës akademike vjen pas mungesës, sipas tij, të një përgjigjeje konkrete ndaj kërkesave të ngritura nga të rinjtë. Ai e cilësoi dialogun e munguar si një prej arsyeve që ka çuar në përshkallëzimin e protestave dhe kritikoi mënyrën se si është ndërhyrë ndaj demonstruesve gjatë ditëve të fundit.

Kovaçi ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e personave me rroba civile gjatë përplasjeve, duke kërkuar që rastet e raportuara të verifikohen dhe siguria e qytetarëve të garantohet. “Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm”, deklaroi ai, ndërsa u bëri thirrje ambasadave dhe përfaqësive ndërkombëtare të ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri.

Pedagogët kërkojnë marrjen e përgjegjësisë politike nga qeveria dhe kanë bërë të ditur se protestat e tyre do të vazhdojnë. Ndërkohë, studentët dhe të rinjtë protestues refuzuan një ditë më parë ofertën e kryeministrit Rama për dialog.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI