Flash

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë

Lapsi.al 21 October 2026

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (315 euro) në muaj për një person në vitin 2025.

Por, ndërsa pragu i të ardhurave që e klasifikon një individ në rrezik varfërie është rritur me ritme të shpejta, pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë më poshtë këtij niveli.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë  në vitin 2025, ose 29,130 lekë në muaj, nga 14,232 lekë në muaj në vitin 2019.

Në gjashtë vjet, ky prag është rritur me 104.7%, ose rreth 15 mijë lekë në muaj. Rritja është përshpejtuar sidomos pas vitit 2022, kur kufiri i varfërisë ishte rreth 18,800 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2024 kishte arritur në 27 mijë lekë.

Por pjesa më shqetësuese e të dhënave lidhet me hendekun e madh mes këtij kufiri dhe të ardhurave që sigurojnë kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht pensionistët dhe familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Sipas të dhënave të institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, pensioni mesatar mujor i pleqërisë në qytet ishte rreth 20,100 lekë, ose rreth 9 mijë lekë më pak se kufiri mujor i rrezikut të varfërisë. Në zonat rurale, ku pensioni mesatar ishte rreth 12,300 lekë në muaj, diferenca arrinte në afro 16,800 lekë.

Në pensionist që jeton i vetëm dhe ka si burim të vetëm të ardhurash pensionin mesatar, rezulton nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër, si në qytet, ashtu edhe në fshat.

Situata është edhe më e vështirë për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, pagesa mesatare mujore për familjet përfituese ishte rreth 7,253 lekë në vitin 2025, shumë më poshtë se pragu prej 29,130 lekësh, i cili vlen vetëm për një person.

Për familjet me disa anëtarë, kufiri i rrezikut të varfërisë është edhe më i lartë, çka e thellon më tej diferencën me pagesat e mbështetjes sociale.

Rritja e kufirit të nxjerr në pah distancën e madhe mes standardit relativ të jetesës dhe përfitimeve që ofrojnë skemat sociale.

Sipas metodologjisë së INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në masën 60% të medianës së të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara dhe është një tregues relativ që identifikon individët me të ardhura ndjeshëm më të ulëta se pjesa tjetër e popullsisë.

Në vitin 2025, shkalla e rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, nga 19.2% një vit më parë. Treguesi mbeti pothuajse në vend-numëro.

Teksa shihet se pensionet dhe ndihma ekonomike vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për ta kaluar kufirin statistikor të varfërisë, në rastet kur përbëjnë burimin e vetëm të të ardhurave./ B.Hoxha

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI