
Këtë të mërkurë pritet të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave studentore para Gjykatës së Tiranës. Ata do të njihen me masën e sigurisë. Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Për tre prej tyre, gjykata e cilësoi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për Rigers Hoxhën vendosi edhe ndalimin e pjesëmarrjes në tubime. Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli. Gjykata e Tiranës për shumicën e protestuesve ka vendosur masa të lehta sigurie, kryesisht ‘detyrim paraqitje.