Flash

Një tjetër kongresmen amerikan kundër Ramës: Të ndalet forca ndaj qytetarëve

Lapsi.al 22 October 2026

Një tjetër kongresmen amerikan kundër Ramës: Të ndalet

Kongresmeni republikan amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për gjendjen e demokracisë në vend. Ai i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Në reagim të tij në rrjetin social ‘X’, Lawler thekson se ka marrë shqetësime nga zgjedhësit shqiptaro-amerikanë të distriktit NY-17, të cilët janë të alarmuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe pasojat që ato mund të kenë për të ardhmen demokratike të vendit.

Në mesazhin e tij, kongresmeni amerikan i bën thirrje drejtpërdrejt qeverisë shqiptare që të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas tij, ky standard duhet të zbatohet nga çdo qeveri, veçanërisht nga vendet demokratike dhe aleatët e NATO-s.

"Kam dëgjuar nga zgjedhësit e mi shqiptaro-amerikanë në distriktin NY-17, të cilët janë thellësisht të shqetësuar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe për atë që kjo do të thotë për të ardhmen e demokracisë në vend.

Unë qëndroj në krah të zgjedhësve të mi dhe të popullit shqiptar. Çdo qeveri, veçanërisht qeveritë e vendeve demokratike dhe aleatët e NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës kundër protestuesve paqësorë" - shkruan kongresmeni amerikan. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI