Flash

PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, të mbrohet e drejta për protestë

Lapsi.al 22 October 2026

PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, të

Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për situatën e krijuar në Shqipëri.

Në reagimin e tyre thuhet se duhet të dëgjohet zëri i të rinjve dhe se vendit i duhet një qeveri që lufton korrupsionin dhe mundëson sundimin e ligjit.

Në reagimin e grupimit politik me më shumë ndikim në BE thuhet se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.

Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të pavarur, me forcat e rendit që duhet të veprojnë në çdo moment në mënyrë proporcionale.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe europiane, me një qeveri të përgjegjshme, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend.

Çdo dhunë dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht kundër pronës dhe integritetit personal, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të adresohen përmes dialogut, de-përshkallëzimit dhe angazhimit demokratik.

Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar paqësisht duhet të mbrohet," thuhet në reagimin zyrtar.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI