
Egnatian e pret një kundërshtar me emër në futbollin danez. Aarhus, i njohur si AGF, është një nga klubet historike të vendit, me gjashtë tituj kampion dhe nëntë Kupa të Danimarkës. Skuadra vjen nga një periudhë me rezultate të ndryshueshme, por mbetet një kundërshtar që kërkon vëmendje të veçantë.
Nga një daneze, te një daneze. Për Egnatian që ndali Midtjylland i, tani vjen transferta e parë kundër Aarhus, në Danimarkë. Kush është kundërshtari i kampionëve shqiptarë. I themeluar në vitin 1880, Aarhusi është një nga emrat tradicionalë të futbollit danez. Klubi e ka fituar gjashtë herë kampionatin, përfshirë titullin e sezonit 2025–2026, ndërsa në vitrinën e trofeve numëron edhe nëntë Kupa të Danimarkës. Kulmi i parë europian erdhi që në vitin 1955, kur u bë klubi i parë danez që mori pjesë në Kupën e Kampionëve. Sot, AGF luan në Ceres Park Vejlby, stadiumi me kapacitetin prej 20 mijë vendesh, ku zhvillon ndeshjet si pritës që prej vitit 1920, në pritje të ndërtimit të impiantit të tij të ri, që do të jetë i dyti më i madh në Danimarkë. Një skuadër me traditë, mbështetje të fortë dhe ambicie për të lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare.
Sa i përket formës aktuale, Aarhus vjen pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Sønderjyske në kampionat, por edhe pas humbjes minimale 1-0 në transfertë kundër Gent, në ndeshjen e parë europiane të fazës së ligës. Në kampionat, barazimi 1-1 me Kopenhagen tregoi se skuadra mund të rivalizojë edhe përballë kundërshtarëve të fortë, por rezultatet e javëve të fundit nuk kanë qenë plotësisht të qëndrueshme. Për Egnatian, sfida kërkon përqendrim, disiplinë taktike dhe shfrytëzim maksimal të rasteve. Emri dhe historia e Aarhus peshojnë, por në fushë vendoset nga ajo që do të shfaqin skuadrat në 90 minuta.
