
Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Situata është tensionuar gjatë drejtimit të seancës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar t’u heqë kartonat e votimit deputetëve socialistë. Përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, duke shkaktuar momente tensioni në sallën e Parlamentit.
Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi! Për shkak të tensioneve të opozitës, mazhoranca propozoi të kalohej menjëherë në votim, çka edhe u miratua me 76 vota pro. Në këto kushte, mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.
Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget.